Problemet Shkup - Sofje, Gir: Të dy vendet të angazhohen njësoj

27.02.2023 17:13

Problemet Shkup - Sofje, Gir: Të dy vendet të angazhohen njësoj...

Shkupi dhe Sofja duhet me hapa të njëjtë ta zhvillojnë fqinjësinë mes tyre. Nevojiten marrje e obligimeve nga të dyja palët, vullnet i mirë dhe këto raporte pozitive të mund të zhvillohen, thotë euroambasadori Dejvid Gir.

Sipas tij, dy shtetet kanë probleme të natyrës dypalëshe dhe duhet të përpiqen në implementimin e Marrëveshjes së mirë, prej së cilës do të kenë dobi të dyja palët.

“Ajo qasje  konstruktive duhet të vazhdojë, me qëllim që të mundet të vazhdojë edhe procesi euro-integrues i vendit tuaj. Atë çka duam ta shohim ne është që kjo të vlerësohet lartë për progresin e rrugës së reformave.”, - deklaroi euroambasadori, David Geer.

Këto komente, euroambasadori Gir i bëri në Manastir, ku me kryetarin e komunës Konjanovski nënshkruan memorandum për mirëkuptim për hapje të zyrave të BE-së.

Memorandum të njëjtë, paraprakisht Gir nëshkroi edhe me kryetarin e komunës së Velesit, Kolev.

Delegacioni i BE-së planifikon të zgjerojë rrjetin e  “shtëpive evropiane” më vonë me hapjen e dy të tjerave,  në Tetovë dhe Strugë. (Nermin Mulaki- Fejzullahu, TVM2)