Maqedoni
Bruksel, vijon shqyrtimi për klasterin "Tregu i brendshëm"
27.02.2023 17:36
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, në Bruksel ka marrë pjesë...

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, në Bruksel ka marrë pjesë në skriningun dypalësh të klasterit 2 “Tregu i Brendshëm”, saktësisht në takimin e Kapitullit 9 “Shërbime Financiare”.
Ai ka siguruar përfaqësuesit e BE-së se vendi këtë vit do të angazhohet maksimalisht t`i realizojë rekomandimet e raportit, me çka, do të miratohet ligji për rezolucion të bankave dhe implementimi i jurisprudencës dhe akteve nënligjore për të përfunduar emërimin e trupit rregullator për bankat, përballjen dhe parandalimin e automjeteve të paregjistruara dhe të pasiguruara dhe se do të vazhdohet me mbrojtjen e konsumatorëve bashkë me formimin e avokatit financiar të popullit.
Skriningu dypalësh, vazhdon më 1 Mars, për kur është caktuar takimi për Kapitullin 29 “Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndeti Publik”.
