Maqedoni

In memoriam, ndahet nga jeta profesori Milaim Fejziu

27.02.2023 17:58

Në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë profesor Milaim Fejziu...

Në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë profesor Milaim Fejziu, kryetari i parë i senatit të Universitetit të Tetovës.
 
Milaim Fejziu ishte themelues dhe kryetar i parë i Senatit të Universitetit të Tetovës. Ai ishte një nga figurat më emblematike të rezistencës kombëtare dhe gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimit shqiptar në vend.
 
Bashkë me Fadil Sulejmanin u burgosën për themelimin e Universitetit të Tetovës. Profesor Fejziu është autor i librit “Themelimi i Universitetit të Tetovës: Hap historik i shqiptarëve në Maqedoni” si dhe shumë studimeve të tjera.