Maqedoni
MPB: Implementon projektin “Pulla e kuqe“
08.02.2015 16:06
Ministria e Punëve të Brendshme ka promovuar implementimin praktik të projektit "Pulla e kuqe"...

Sipas MPB-së me këtë aplikacionin, u mundësohet qytetarëve që edhe përmes rrugës elektronike të paraqesin një vepër të caktuar, që ka të bëjë me sferat e abuzimit të fëmijëve, tregtisë me njerëz dhe krim nga urrejtja, respektivisht thirrje në dhunë.
“Paraqitja e veprave në aplikacionin “Pullën e Kuqe” për cilën do nga veprat për të cilat është dedikuar nuk është patjetër të ndodhë vetëm nga viktima por edhe nga të tjerët të cilët do të kenë njohuri apo informacion se ka ndodhur vepra. Paraqitja e veprave mund të bëhet edhe në mënyrë anonime resektivisht pa e zbuluar identitetin e atij që e araqet”, shprehet Dejana Nedelkovic nga MPB.
Pasi bëhet fjalë për vepra serioze, secili keqpërdoim i qëllimshëm do të hetohet në mënyrë shtesë dhe do të sanksionohet në mënyrë adekuate paralajmëron MPB-ja.
Lidhur me abuzimin të fëmijëve, aplikacioni ofron mundësi që të paraqiten raste konkrete të abuzimit ose raste të keqpërdorimit në internet.
Krahas mundësisë për on¬lajn" paraqitje, qytetarët mund të shfrytëzojnë edhe linjën telefonike "192", respektivisht ajo edhe më tej mbetet e hapur për paraqitjen e veprave thonë në MPB.
NAIM RAMADANI
