Maqedoni
VMRO – DPMNE: Propozon ndryshime në ligjin për honoraret
08.02.2015 16:08
Grupi parlamentarë i VMRO-DPMNE-së ka dorzuar propozim për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për të ardhurat që ka të bëjë me sigurimin e detyrueshëm shëndetësorë...

Bëhet fjalë për Ligjin për honorarët i cili nga 1 janari hyri në fuqi. Nga Grupi pralamentar i VMRO-DPMNE-së thonë se me ndryshimet e reja do të bëhet precizimi dhe lehtësimi i kushteve për pagesën e kontributeve.
“Grupi parlamentarë pas shumë konsultave me grupe të caktuara që u dedikohet ligji vendosi që të propozojë ndryshime në Ligjin për honorarë nëtë cilin do të inkorporohen më shumë vërejtje të cilat dy muajve tëfundit i kemi dëgjuar nga opinioni. Ajo që më me rëndësi është se konributet do të paguhen vetëm mbi rrogën mesatare”, shprehet Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.
Propozimin e grupit parlamentarë të VMRO-DPMNE-së për ndryshime në Ligjin për honorarë LSDM e ka cilsuar si kthim mbrapa nga veprimet e veta të pushtetit të cilat sipas tyre me këmbëngulje i shtyenin përpara.
“E njejti grup parlamentarë i VMRO-DPMN-së, i cili votoi për ndryshimet e ligjit që parashikonte dhëne marramendëse të kontributeve për honorarët sot e uli topin duke i tërhequr këto ndryshime. Pranimi i gabimeve të bëra flet për dy gjëra, e para se Nikolla Gruevski është në panikë dhe e dyta se koncepti I kontrollit dhe politikave të Gruevskit dhe disa bashkëpuntorëve të tij po shkatrohet", shprehet Petre Shilegov nga VMRO-DPMNE.
Qeveria lëshoi pe edhe në ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë,pranoi të negoconte me SASHK-un, ka ngrirë dënimet e mësimdhënësve tha Shilegov duke shtuar se ato më herët i mbronte ashpër.
HAMIDE IBRAHIMI
