Botë
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Situata rreth Bakhmutit po përkeqësohet
28.02.2023 08:47
Situata në qytetin e Bakhmutit, në lindje të Ukrainës, është duke u bërë “gjithmonë e më e vështirë”...

Forcat ruse janë përpjekur të kapin qytetin Bakhmut në rajonin lindor të Donetsk për gjashtë muaj dhe kanë bërë përparim gradual në javët e fundit.
Presidenti ukrainas, Zelensky paralajmëroi se situata ushtarake rreth Bakhmut po bëhet shumë e vështirë. Forcat ruse janë përpjekur të kapin këtë qytet në rajonin lindor të Donetskut për gjashtë muaj dhe kanë bërë përparime graduale javët e fundit. ShBA-ja ka theksuar se vendimi i Moskës për t'u tërhequr nga traktati START nuk do të zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Kievin.
Kremlini akuzoi - NATO nuk është një kundërshtar i kushtëzuar, por një armik i Rusisë. Ndërkohë, Moldavia dëboi dy shtetas të huaj që dyshohet se morën pjesë në një përpjekje për të destabilizuar vendin. Kompania ajrore “Wizer” ka ndërprerë fluturimet nga kryeqyteti për shkak të shqetësimeve për sigurinë e hapësirës ajrore.
