Maqedoni
Parashikimi i motit
28.02.2023 09:06
Moti këtë të martë do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të pakta...

Moti këtë të martë do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të pakta. Reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 1 - 6 gradë, ndërsa temperaturat maksimale parashikohen 11 – 16°C.
Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshme, pasdite dhe në orët e mbrëmjes me reshje shiu. Temperatura minimale do të bie deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14°C.
Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me vranësira të ndryshme me reshje të përkohshme të shiut nga intensitet i ndryshëm.
