Maqedoni
Kuvend, vazhdon debati për shkarkimin e zëvendësministrave
28.02.2023 09:55
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 104-t....

Me 64 dhe 65 vota “për”, pa abstenime apo kundër, pas pesëmbëdhjetë ditësh debate të ashpra, Kuvendi zgjodhi mbrëmë vonë katër ministrat e rinjë të qeverisë.
Tre ministra nga radhët e Aleancës për Shqiptarët do të hyjnë në kabinetin e kryeministrit Kovaçevski, Azir Aliu do të drejtojë ministrinë e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në krye të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Krenar Loga në krye të drejtësisë. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kalon tek kuadri I LSDM-së ku për ministre zgjedhet Kaja Shukova.
Rikonstruimi i Qeverisë vjen pas hyrjes së ASH-së qeveri, që ishte edhe arsyeja që partneri i mëparshëm, partia Alternativa të shkojë në opozitë.
Kryeministri Kovaçevski nga Kuvendi kërkoi diskutim konstruktiv dhe përsëriti se rikonstruimi i Qeverisë nuk është i motivuar për çështje partiake, por është për të ardhmen evropiane të shtetit.
Kryeparlamentari Xhaferi ka konfirmuar shkarkimet e zëvendësministrave të Mbrojtjes, Bashkim Hasani, të Bujqësisë, Abdulshukur Abedini, dhe të Arsimit, Lulzim Aliu. Me propozimin e kryeministrit Kovaçevski, në vend të tyre do të ulen Tiron Jajaga për Bujqësi dhe Agim Nuhiu për Arsim dhe Shkencë, ndërsa zëvendësministre e drejtësisë do të emërohet Viktorija Avramovska-Matiç, zëvendësministre e shëndetësisë Maja Manoleva .Seanca vazhdon sot me zgjedhjen e zëvendësministrave, ndërsa janë regjistruar 40 deputetë.
