Botë
Përfundon takimi në Bruksel, Borrelli: Pati pajtueshmëri për planin Evropian
27.02.2023 21:49
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, deklaroi se pati progres në takimin mes kryeministrit të Kosovës...

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, deklaroi se pati progres në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Alekandar Vuçiq. Borrell, deklaroi se dialogu do të fillojë sërish gjatë muajit mars dhe se pret nga pala kosovare e ajo serbe të mos ketë veprime të pakoordinuara. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë ne”.” u shpreh Borrell.
Edhe Kryeministri Albin Kurti ka thënë se takimi i sotëm në Bruksel ishte pozitiv dhe konstruktiv.
“Patëm takim pozitiv dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm. Unë qysh mëherët pata thënë që është bazë e mirë për diskutime tjera. Tash do të ecim për planin e zbatimit. Do të ketë takime të radhës në mars. Jemi në rrugë të mbarë për normalizimin e marrëdhënieve.
Propozimin do ta publikojnë tani. Është mirë që qytetarët ta lexojnë vet dhe të diskutohet publikisht. Asociacioni është neni 10. fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë gjë tashmë jam përgjigjur.
Është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë e palëve. Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme. Kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar. Dëm që nuk është nënshkruar sot por pala serbe nuk e bëri këtë.”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
