Maqedoni

Gjykata Penale, shtyhet gjykimi për kardiokirurgun Zhan Mitrev

28.02.2023 10:45

Është shtyrë gjykimi i kardiokirurgut Zhan Mitrev, i cili duhej të ulej sot në bankën e të akuzuarve....

Është shtyrë gjykimi i kardiokirurgut Zhan Mitrev, i cili duhej të ulej sot në bankën e të akuzuarve. Arsyeja është kompletimi i ekipit ligjor të mbrojtjes. Seanca e radhës është caktuar për 5 prill. Mjeku i famshëm është në gjyq për mashtrim të pacientëve që vuajnë nga Covid-19. Klinika e hedh poshtë plotësisht akuzën si të pabazuar dhe thotë se do të vërtetojnë se asnjë pacient nuk është mashtruar.
 
Mitrev akuzohet se në periudhën qershor 2020 deri në qershor 2022, me qëllim të përfitimit të konsiderueshëm material, me dashje ka mashtruar 283 pacientë me Covid-19 se me metodën e trajtimit me hemofiltrim mund t’i shërojë nga sëmundja e rrezikshme. Nga klinika “Zhan Mitrev” po ashtu kanë bërë të ditur se një ditë para se të fillojë procesi gjyqësor, Gjykata Penale ka marrë vendim për përcaktimin e masave të propozuara që parashikojnë bllokimin e plotë të llogarive të spitalit.