Futboll

Ylli i Juventusit, Paul Pogba do të shitet më shtrenjtë se Cristiano Ronaldo

08.02.2015 16:10

Ky është mendimi i agjentit të njohur Mino Raiola. Një nga agjentët më të suksesshëm në futboll, mendon se talenti francez do të jetë një të ardhme të ndritshme...

Raiola thotë se Pogba është një lojtar i stilit të Zlatan Ibrahimoviçit. Ai është i bindur se ylli francez do të shitet më shtrenjtë se Cristiano Ronaldo.
 
“Pogba është një lojtar ekstrem, i pabesueshëm si Ibrahimoviç. Edhe pse vetëm 21 vjeç e ka marrë Juventusin për dore duke nisur të shkruajë një pjesë të historisë së kësaj skuadre. Por historinë do ta shkruajë edhe në merkato sepse do të shitet më shtrenjtë se Cristiano Ronaldo”, ka thënë Raiola.
 
Ai ka shtuar se vetëm klubet e mëdha si Real Madrid, PSG dhe Manchester City mund ta blejnë Pogban, i cili po shkëlqen me Juventusin në këtë sezon të garave.