Botë

Lavrov: Rusia mbështet zgjidhjen e krizës mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

28.02.2023 11:42

“Rusia mirëpret të gjitha përpjekjet e vendeve të tjera që synojnë zgjidhjen e krizës midis Azerbajxhanit dhe Armenisë...

“Rusia mirëpret të gjitha përpjekjet e vendeve të tjera që synojnë zgjidhjen e krizës midis Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe forcimin e bashkëpunimit të dobishëm reciprok në rajon”. 
 
Kështu është shprehur ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë vizitës së tij në Baku në një takim me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
 
Shumë nga kolegët tanë ndërkombëtarë, përfshirë ata që janë larg këtij rajoni, tregojnë interes të madh për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të kapërcyer konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë”, tha Lavrov.
 
Ish-republikat sovjetike kanë qenë në konflikt që nga fundi i viteve 1980 për rajonin e Nagorno-Karabakut.