Maleska-Saçmaroska: Adminsitrata konsiderohet pre e politikës

28.02.2023 17:40

Ankesat e qytetarëve për diskriminimin e formave....

Ankesat e qytetarëve për diskriminimin e formave të ndryshme është në rritje, por ai në bazë politike ka tejkaluar diskriminim etnik, ndërsa rënie shënohet në aspekt të përkatësisë kombëtare, thotë anketa e Qendrës për menaxhimin e ndryshimeve që kishte për qëllim vlerësimin e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet e vendit.

“Kjo do të thotë se administrata konsiderohet pre e politikës dhe politika është një nga mënyrat më të mira dhe më të shpejta për arritje në pozita të ndryshme pune në shoqërinë tonë dhe njëkohësisht të sigurohet status social.  Anketa flet se jemi shoqëri e politizuar dhe nuk ekziston një zonë e padeportuar dhe e fuqishme mes qytetarëve dhe politikës.”, - deklaroi drejtoresha e Qendrës për menaxhim me ndryshime, Neda Maleska Saçmaroska.

Avokati i popullit: Rritet numri i ankesave për diskriminimin në punë

Një përqindje e lartë e ankesave të pranuara nga avokati i popullit i referohen diskriminimit në punë dhe avokati i popullit, Ziberi, i bëri thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të marrin masa konkrete.

“Mosbesimi i një përqindjeje të lartë të qytetarëve në institucionet për mbrojtje nga diskriminimi është shqetësues dhe si rezultat i kësaj vjen edhe përqindja e lartë e qytetarëve, të cilët nuk marrin guxim të parashtrojnë ankesa në institucione, sepse nuk kanë besim.”, - theksoi avokati i popullit, Naser Ziberi.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska premtoi ndryshime të reja dhe zgjidhje ligjore për përmirësimin e gjendjes.

Pendarovski: Cënimi i të drejtave të njeriut duhet ndaluar

Presidenti Pendarovski tha se ky kërcënim ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut duhet të parandalohet sistematikisht.

“Obligimi ynë si vend aspirant që të bëhet pjesë e vendeve ndërkombëtar në demokracitë euroatlantike është të mundësojmë zbatimin e ligjit në mënyrë efikase dhe joselektive. Mbi 80% e të anketuarve besojnë se institucionet nuk i trajtojnë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.”, - u shpreh presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Komisioni kundër diskriminimit: Diskriminimi në bazë etnike, vazhdon të jetë i lartë

Diskriminimi në bazë etnike vazhdon të jetë i lartë, thonë nga komisioni kundër diskriminimit. Rastet me klubet bullgare, ku është konstatuar ky lloj diskriminimi duhet të përfundojë.

“A do të ketë sukses për shkak të konsesusit politik, të cilin e pamë në Kuvend, që duhet të arrihet t’i detyrojnë këto shoqata t’i ndryshojnë emrat e tyre.”, - theksoi anëtarja e Komisionit për parandalimin e diskriminimit, Vesna Bendevska.

Komisioni ka konstatuar se në vitin 2022 ka pasur një numër të madh ankesash lidhur me gjuhën e urrejtjes, kryesisht në rrjetet sociale. (Leunora Kaliqi, TVM2)