Stoltenberg: Në plan afatgjatë, Ukraina anëtare e NATO-s
28.02.2023 18:54
Ukraina do t’i bashkohet NATO-s...

Ukraina do t’i bashkohet NATO-s “në afat të gjatë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa Kievi kërkon t’i bashkohet aleancës.
“Vendet e NATO-s pajtohen që Ukraina të bëhet anëtare e Aleancës, por në të njëjtën kohë, kjo është një perspektivë afatgjate”, tha Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Finlandë.
Siç tha ai, duhet krijuar një “kornizë” për të parandaluar çdo pushtim të ri në të ardhmen. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s e theksoi se Ukraina do të mbetet shtet i pavarur.
