Futboll

Vullnet Basha zverdhet kundër Barcelonës

08.02.2015 16:16

Shqiptari Vullnet Basha dëshmoi lojë superiore me ekipin e Zaragozës...

Ai me bashkëlojtarë në konak të tyre e dërmuan me rezultat 4:0 Barcelonën B, në ndeshjen e javës së 24-të të Ligës së Dytë të Spanjës.
 
Futbollisti nga Kosova luajti standard dhe gjithçka dha nga vetja për të dalë me fitore sa më bindëse.
 
Basha është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 76-të dhe nëntë minuta më vonë u zëvendësua nga Insa. Golat i realizuan: Borja (27’ e 30’), Pedro (40’) e Alamo (87’).
 
Mysafirët patën më shumë pronësinë e topit, 52 për qind për dallim nga vendasit 48 për qind madje humbën edhe penalltinë në minutën e 36-të kur Ramirez ishte i pasaktë.
 
Zaragoza është në vend të gjashtë me 37 pikë, kusse Barcelona B e 16-ta me 26 pikë.