Futboll
Sadiku asistoi në barazim
08.02.2015 16:18
Sulmuesi shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, Berat Sadiku, ka asistuar për Thunin, që barazoi në konak me rezultat 1:1 me Aaraun...

Futbollisti shqiptar luajti tërë takimin, por nuk ishin më fat që të dalin me tre pikë.
Thun-i udhëhoqi në minutën e 67-të me golin e Rojas pas asistimit të Sadiku, por gëzimi qe jetëshkurtër, ngase mysafirët barazuan përmes Costanzos në minutën e 76-të.
Për mysafirët ishte një pikë e madhe në luftë për ekzistencë, kurse për Thunin zhgënjyes, e cila synon një vend në garat evropiane.
Thun është i katërti me 30 pikë, kurse Aarau i teti me 17 pikë.
