Maqedoni

MPJ: Nuk ka shtetas të RMV-së në mesin e viktimave

01.03.2023 11:09

Ministria e Punëve të jashtme e vendit ka njoftuar se në mesin e viktimave apo të lënduarve...

Ministria e Punëve të jashtme e vendit ka njoftuar se në mesin e viktimave apo të lënduarve në aksidentin hekurudhor në Larisa të Greqisë nuk ndodhet asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut.
 
Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik janë në komunikim me autoritetet kompetente në Greqi, njoftojnë nga MPJ. Ministria mbetet e hapur për t'iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve tanë, të cilët për çdo arsye të shkaktuar nga aksidenti kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme. 
 
Nga MPJ thonë se kontaktet janë të hapura 24 orë në ditë dhe janë në dispozicion tre numra telefoni të misioneve diplomatike të RMV-së në Greqi: +30 6655191321 në Athinë; +30 6987200410 në Selanik; si dhe numrin e telefonit SOS të MPJ-së në Shkup +38975273732, thuhet në njoftimin e MPJ-së.