Maqedoni

Kuvend, vazhdon debati për shkarkimin e tre zëvendësministrave

01.03.2023 11:50

Kuvendi vazhdon punimet rreth shkarkimit, e më pas edhe emërimin e pesë zëvendësministrave...

Kuvendi vazhdon punimet rreth shkarkimit, e më pas edhe emërimin e pesë zëvendësministrave. 

Debati ka filluar dite me parë dhe për këtë pikë të rendit të ditës opozita vazhdoi me bllokimin aktiv të Kuvendit, pasi për fjalë u paraqiten 40 deputetë opozitarë. Kuvendi sot do të vazhdojë seancën  me votim për shkarkimin e zëvendësministrave pasi diskutimi për këtë pikë të rendit të ditës përfundoi mbrëmë. Më pas seanca plenare duhet të vazhdojë me zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj. Seanca parlamentare për riformatimin  e Qeverisë filloi  para tre javësh. 
 
Ministrat e rinj në qeverinë e Kovaçevskit nga ASh dhe LSDM u zgjodhën të hënën para mesnatës. Në kuadër te debatit plenar te seancës  folën vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së, sipas të cilëve Qeveria po tenton të fshihet nën vellon e integrimeve evropiane, për shkak të mungesës së rezultateve. Ata i kanë thënë kryeministrit Dimitar Kovaçevski se pas qeverisjes së LSDM-së do të ketë përgjegjësi sistemike, financiare dhe sociale.