Futboll

Roshi shënoi në Bundesliga II

08.02.2015 16:19

Futbollisti Odise Roshi e fillon me këmbë të mbarë pjesën e dytë të kampionatit në Bundesliga II...

Ai realizoi gol për FSV Frankfurtin, e cila para shikuesve të vet mundi me rezultat 2:1 ekipin e mirënjohur, Nurnberg.

Roshi, ndryshe është anëtar i kombëtares së Shqipërisë, ku luajti titullar dhe tregoi angazhim vetëmohues, duke shënuar në minutën e 21-të, kurse u zëvendësua në atë të 66-të.

Pas javës së 20-të, FSV Frankfurt është i 11-ti me 24 pikë, tre më pak se Nurnberg që klasifikohet i 9-ti.