Maqedoni

Kushtetuesja, në rast dorëheqjeje nuk ka të drejtë për apanazhë

01.03.2023 14:26

Zyrtarët që kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar nuk do të kenë të drejtën e apanazhit....

Zyrtarët që kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar nuk do të kenë të drejtën e apanazhit. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka shfuqizuar nenin 22 të Ligjit për pagat dhe kompensimin e personave të zgjedhur dhe të emëruar. Nga Kushtetuesja theksojnë se vendimi është marrë njëzëri  nga të gjithë gjyqtarët e pranishëm, i cili duhet të botohet në “Gazetën Zyrtare” për të hyrë në fuqi.
 
“Ky vendim përfshin zyrtarët e shkarkuar dhe ata që kanë dhënë dorëheqje. Ajo që kontestohet, sipas Gjykatës Kushtetuese dhe nuk justifikohet, është se kur një zyrtar jep dorëheqjen ose shkarkohet, ai shoqërohet me përgjegjësi që buron nga detyra e besuar. Është e papajtueshme të marrësh kompensim pas dorëheqjes ose shkarkimit.”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.
 
Sipas Gjykatës, dorëheqja dhe marrja e dëmshpërblimit monetar në raste të tilla është në kundërshtim me shtetin e së drejtës, si një nga vlerat themelore të Kushtetutës sonë. Përndryshe, nisma deri te Gjykata Kushtetuese është dorëzuar në fillim të vitit 2022 nga Gligorie Kjatoski, avokat nga Struga. U kontestuan 7 nene të ligjit, nga 19-25, por Gjykata e vlerësoi vetëm nenin 22 si në kundërshtim me Kushtetutën. Deri më tani të gjithë zyrtarët që kanë bërë një kërkesë të tillë pas dorëheqjes apo shkarkimit kanë pasur të drejtë apanazhi.
 
BELINDA KOKA ADEMI