Maqedoni
LSDM: VMRO-DPMNE kot bllokoi zgjedhjen e ministrave
01.03.2023 15:18
LSDM sërish ka akuzuar deputetët e VMRO-DPMNE-së se për dhjetë ditë me radhë kot e kanë bllokuar...

LSDM sërish ka akuzuar deputetët e VMRO-DPMNE-së se për dhjetë ditë me radhë kot e kanë bllokuar me diskutime të pafrytshme dhe replika të ndërsjella zgjedhjen e ministrave të rinj në kabinetin e Dimitar Kovaçevskit. Sipas tyre, gënjeshtra e Hristijan Mickoskit ka dalë në shesh, se në fund të shkurtit do të siguronte 61 deputetë për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Jo vetëm që nuk ka shumicë të re parlamentare, por asnjë nga deputetët nuk ka votuar kundër propozimeve që VMRO-DPMNE i kritikoi për dhjetë ditë. E gjithë kjo tregon se qëllimi i tyre ishte vetëm shtyrja e zgjedhje së tyre, pengimi i punës së ministrive dhe prolongimi i humbjes së re në Kuvend. Është vërtetuar edhe një herë se Mickoski dhe zëvendësit e tij udhëhiqen ekskluzivisht nga interesat personale, politike, ndërsa nuk kujdesen fare për interesat e qytetarëve dhe të shtetit.”, - deklaroi Daniela Koleva nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Pushteti po e kthen vendin në kohën e tranzicionit
Nga ana tjetër VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në se po kthen vendin mbrapa si në kohën e tranzicionit, duke lënë popullin pa bukë, derisa kapë tenderë dhe krim.
“Maqedonia me këtë qeverisje me LSDM-në dhe BDI-në është i vetmi vend jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, ku populli i vë në dyshim çështjet elementare ekzistenciale. Gjendja me LSDM-në është absurde, nuk ka bukë, ushqimi është i shtrenjtë, të korrat e fermerëve po kalben, sepse nuk kanë plasman. Shteti është kthyer shumë vite mbrapa si në tranzicion, kur nuk kishte bukë, qumësht apo produkte të tjera, kështu që duhej të prisje në radhë ose të bleje me kupona.”, - theksoi Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
Sipas Mitevës me Kovaçevskin do të thotë është arritje, nëse shteti dhe institucionet mund t'i kryejnë funksionet themelore, ndërsa nuk bëhet fjalë për më shumë.
NAIM RAMADANI
