Botë

Ushtrim simulues, nxënës të evakuuar gjatë një tërmeti

01.03.2023 17:14

Të nxitur nga zhvillimet e fundit me paralajmërimet për bomba dhe tërmetet në Turqi dhe Siri...

Të nxitur nga zhvillimet e fundit me paralajmërimet për bomba dhe tërmetet në Turqi dhe Siri, në shkollën fillore "Kuzman Josifoski-Pitu", Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kryqi i Kuq dhe brigada e zjarrfikësve zhvilluan një stërvitje simuluese për shpëtim, në rast të ndonjë tërmeti të përcjellë me zjarr.
 
“Tërmeti është një nga rreziqet që asnjëherë nuk mund ta parashikojmë, por mund të kontribuojmë mjaftueshëm në lidhje me respektimin e rekomandimeve, rregullave, kushteve për ndërtimin e rrugëve qasëse dhe ndërtim të mirë.”, - deklaroi drejtori në drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti. 
 
“Duhet të punohet shumë. Duhet të punohet me fëmijët, jo vetëm me simulim, por këtë që tashmë  e kanë mësuar ta zbatojnë, sepse procedura e tërmetit vlen edhe në shkollat e tyre, vlen edhe në shtëpitë e tyre.”, - theksoi Argjent Çilafi nga Kryqi i Kuq.
 
“Hera e parë  që në një ushtrim të këtillë është kyçur edhe ekip i psikologëve që janë të specializuar për intervenime në kriza, gjegjësisht të kujdeset për ata që kanë pësuar, jo vetëm fizikisht, por të kujdesemi edhe në mënyrë psikologjike për shëndetin mental për ata që kanë shpëtuar.”, - u shpreh psikologia, Mirjana Stojanovska.
 
“Ajo që na ndodh si paralajmërim me përmbajtje shqetësuese, ajo që ndodhi në Turqi na ka detyruar të jemi falënderues në një ushtrim të këtillë simulues, në të cilën fëmijët u treguan të mëdhenj dhe jam i kënaqur që tash kanë raste të shohin se si duhet të sillemi  në situata  të tilla.”, - deklaroi  drejtori i Sh.F. “Kuzman Josifovski-Pitu”, Andreja Stojanov.
 
Vitin e kaluar rreth 5.500 nxënës dhe arsimtarë ishin të kyçur në ushtrime të ngjashme. Simulimi i tërmetit dhe zjarrit u mbajt në ditën ndërkombëtare të mbrojtjes civile. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI