Analiza e opinionit publik, Troshanovski: Qytetarët s’i përkrahin ndryshimet kushtetuese
Më shumë se gjysma e popullatës....

Më shumë se gjysma e popullatës dhe 80% e etnitetit maqedonas janë kundër ndryshimeve kushtetuese, konstatohet në dy hulumtimet e institutit për demokraci. Po ashtu, të dhënat nga kjo analizë flasin edhe për rënien drastike të përkrahjes së qytetarëve për integrim në Bashkimin Evropian. Unioni duhet të bëjë punë më praktike për ta ngritur nivelin e gatishmërisë dhe besimit të qytetarëve ndaj proceseve integruese, thotë Marko Troshanovski.
“Përkrahja për ndryshimet kushtetuese vazhdon të mbetet e ulët. 65% e popullatës janë kundër ndryshimeve kushtetuese, ndërkaq tek etniteti maqedonas kundërshtimi i ndryshimeve kushtetuese është 80%, që është një e dhënë me rëndësi të madhe. Përkrahja e qytetarëve për hyrje në BE është e nivelit më të ulët. Respektivisht në tre vitet e fundit është shumë poshtë, me dallime të vogla që se bëjnë ndryshimin.”, - deklaroi drejtori i Institutit të demokracisë, Marko Troshanovski.
Eurointegrimet dhe sfidat në RMV, Braun: Elita politike të flet me një zë
Politika e Maqedonisë t’i përgjigjet me unanimet e sfidave që pengojnë procesin eurointegrues dhe problemeve me vendet fqinje, apelojnë nga fondacioni “Konrad Adenauer”. Shkupi dhe Sofja të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe kërkesa racionale në raport me zgjidhjet e mosmarrëveshjet.
“Elita politike duhet të flet me një zë. Strukturat politike në Maqedoni duhet të veprojnë njëzëshëm në raport me këto çështje politike. Duhet të theksohet e struktura e vet BE-së funksionon në mënyrë të atillë që vendet e caktuara, në këtë rast vendi fqinj mund të ketë kërkesa. Gjithsesi nuk mund t’i përkrah ato kërkesa, edhe pse asnjëra palë nuk mund t’i plotësojë kërkesat e veta qind për qind, prandaj duhet të ketë kompromis.”, - theksoi drejtori i Fondacionit “Konrad Adenaur”, Daniell Braun.
Këto komente u thanë në promovimin e dy punimeve hulumtuese: "Analiza e opinionit publik për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe "Evropa në krizë”. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
