Maqedoni

Kuvendi shkarkoi tre zëvendësministra, fillon diskutimi për zëvendëministrat e rinj

01.03.2023 18:20

Kuvendi shkarkoi Bashkim Hasanin nga funksioni zëvendësministër i Ministrisë së Mbrojtjes...

Kuvendi shkarkoi Bashkim Hasanin nga funksioni zëvendësministër i Ministrisë së Mbrojtjes, Abdylshyqyr Abedinin nga funksioni zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Lulzim Aliun, zëvendësministër i arsimit dhe shkencës.
 
Në vend të tyre Kovaçevski i propozoi Kuvendit që të zgjedh Tiron Jajagën, zëvendësministër të mbrojtjes; Vjollca Berishën, zëvendësministre të bujqësisë; Agim Nuhijun, zëvendësministër të arsimit; Viktorija Madiq për zëvendësministre në drejtësi dhe Maja Manoleva, zëvendësministre të shëndetësisë.
 
Me zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj do të kompletohet kabineti qeveritar, pasi ASh u bë partneri më i ri i koalicionit qeverisës, ndërsa Alternativa vendosi të braktisë Qeverinë.
 
“Me propozimin që dorëzova në Kuvendin e RMV-së për emërimin e zëvendësministrave në Qeveri do të rrumbullakohet rikosntruimi i Qeverisë, e cila do të vazhdojë të zbatojë reformat me efikasitet më të madh, në interes të qytetarëve në rrugën e trasuar evropiane. Falënderoj shumicën parlamentare progresive për përkrahje, me të cilën e konfirmua se në këtë përbërje të Kuvendit ka shumicë dominuese progresive me potencialin për t’u rritur.”, -  deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Deputetët e VMRO-së me vërejtje për kandidatë për zëvendësministra dhe për punën e Qeverisë. Sipas tyre, Qeveria nuk shquhet për vlera evropiane, ndërsa kandidatët nuk janë adekuat.
 
“Koalicioni i juaj proevropian është euro koalicion. Juve ju interesojnë vetëm eurot, nuk keni sjellje ose vepra që dëshmojnë se jeni koalicion proveropian. A është evropiane, kur s’ka bukë nëpër rafte?! A është evropiane që të vidhet rrymë nga rrjeti evropian i përçimit?!”, - theksoi Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.
 
Shumica e re në mbrojtje në kandidatëve të saj. Janë të pakorruptuar dhe do të jenë vlerë e shtuar në qeverisjen e vendit, tha deputeti Neziri.
 
“Vjollca Berisha nuk konkurron për administrator dhe të jetë nëpunëse shtetërore në kuadër të kësaj ministrie, por është e propozuar për zëvendësministre ku kërkohen aftësi menaxheriale. Nuk është e korruptuar, dukuri që në radhët tuaja është histori që nuk duhet përsëritur.”, - u shpreh deputeti i ASh-së, Adnan Neziri.
 
Opozita e kryesuar nga VMRO-DPMNE vazhdon me bllokimin aktiv të Kuvendit, kështu që edhe për propozimin e Kovaçevskit për zëvendësministra janë paraqitur 36 deputetë për diskutim. Seanca për formatimin e Qeverisë po zgjat rreth dy javë.     
 
SHPËTIM NUREDINI