Maqedoni

Vazhdon gjendja kritike në Gjevgjeli

08.02.2015 17:21

Vardari, në rajonin e Gjevgjelisë vazhdon të mbetet kritik. Kështu informojnë nga Qendra për menaxhimin e krizave, e cila saktëson se niveli i lumenjve të tjerë tani për tani është stabilizuar...

Megjithatë, shumë shtëpi, tokë bujqësore por edhe fabrika vazhdojnë të jenë nën ujë. Fabrika “Suna” në Manastir është një prej bizneseve të përmbytura dhe sipas drejtuesve të saj, dëmi është i madh.

Investimi i rrezikuar mendohet se kap shifrën e 10 milion eurove. Pjesa më e madhe e makinave të kësaj fabrike, janë nën ujë.

Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se sot, nën ndikimin e masës së ftohtë ajrore nga veriu, pritet erë e fortë gjatë mbrëmjes, dhe ulje drastike temperaturash për ditët në vijim.

Kulmi i erës së fortë do të shënohet të martën, me shpejtësi që do i kalojë edhe 80 km në orë.

Nuk përjashtohen edhe sqota bore. Prej të mërkurës, moti pritet të ketë një stabilizim të lehtë, dhe një rritje të lehtë të temperaturave ditore.