Maqedoni

Edhe sot alarme për bombë në 18 shkolla

02.03.2023 10:41

Edhe sot herët në mëngjes ka pasur njoftime për bomba në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup, njofton MPB..

Edhe sot herët në mëngjes ka pasur njoftime për bomba në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup, njofton MPB. Alarmet e këtilla megjithse deritani kanë rrezikuar të rreme, ato janë bërë pengesë për mbarvajtjen e procesit arsimorë. 
 
Shaqiri: Po shqyrtohen variantet për mësimi 
 
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka rekomanduar që shkollat kur marrin kërcënim për bombë të organizojnë mësime online në vend që të pezullojnë plotësisht mësimin për atë ditë. Një nga variantat që do ti propozohet MPB-së është që para fillimit të mësimit shkollat të kontrollohen nga njësiti antiterror dhe nëse konstatohet se nuk ka rrezik mësimi të viojon. Konsultimet për këtë mundësi do të vijojnë gjatë kësaj jave, ka deklaruar misnitri i arsimit Jeton Shaqiri.