Botë
Greqi, dorëhiqet ministri i transportit Karamanlis
02.03.2023 08:44
Ministri grek i transportit, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqje pas aksidentit hekurudhorë...

Ministri grek i transportit, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqje pas aksidentit hekurudhorë në të cilin dy trena u përplasën në veri të Greqisë, prej ku mbetën të vdekur të paktën 43 persona dhe mbi 60 të tjerë u lënduan.
Ai tha se po largohej nga detyra "në shenjë respekti ndaj njerëzve që vdiqën në mënyrë të padrejtë". Karamanlis tha se ai kishte bërë "çdo përpjekje" për të përmirësuar sistemin hekurudhor të Greqisë, që sipas tij, “nuk nuk i përshtatet shekullit të 21-të”. “Por, kur ndodh diçka kjo tragjike, është e pamundur të vazhdohet sikur asgjë të mos ketë ndodhur”.
Ekipet e shpëtimit kërkuan deri në orët e vona të natës së kaluar për të mbijetuar mes rrënojave të trenave, në atë që tashmë konsiderohet si përplasja hekurudhore më vdekjeprurëse e vendit. Autoritetet greke arrestuan drejtuesin e stacionit të trenit në qytetin e Larisës. Ata nuk e publikuan emrin e këtij personi apo arsyen e arrestimit, por drejtuesi i stacionit është përgjegjës për trafikun hekurudhor në atë pjesë të shinave. Treni me rreth 350 pasagjerë ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior të Selanikut. Shumë prej udhëtarëve ishin studentë që ktheheshin nga festimet e karnavaleve.
