Futboll
Fitojnë Fiorentina, Roma dhe Napoli
08.02.2015 17:28
Pjesa e parë e ndeshjes mes Fiorentinës dhe Atalantës u mbyll me rezultat 1-1, ku për vendasit shënoi Basanta e për mysafirët Davide Zapakosta...

Në minutën e 76 Alessandro Diamanti e sjelli Fiorentinën në epërsi, por Boakje e barazoi rezultatin në minutën e 83. Një minutë para fundit Paskval shënoi për t’i siguruar vendasve tre pikë.
Skuadra nga “Olimpico” Roma e mposhti Cagliarin me rezultat 1-2, dhe në këtë mënyre e ka ruajtur hapin për titull të kampiones në Seria A.
Golin e parë për Romën e ka shënuar Adem Ljajic në minutën e 38. Në pjesën dytë Roma shënoi edhe një tjetër gol me anë të Leandro Daniel Paredes në minutën e 85, dhe në këtë mënyrë siguroi fitoren. Vendasit në kohën shtesë e shënuan një gol nëpërmjet Paul-Jose M'Poku .
Ndërkohe, Napoli e mposhti Udinesen, me rezultat 3-1. Mertens, Gabjadini dhe Thereo ishin golashënuesit e vendasve, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi autori i autogolit, Thereo.
