Maqedoni
LSDM: VMRO-DPMNE kërkon shtrenjtimin e bukës
02.03.2023 11:32
VMRO-DPMNE po kërkon shtrenjtimin e bukës për qytetarët, janë kundërpërgjigjur nga LSDM....

VMRO-DPMNE sot publikisht kërkoi shtrenjtimin e bukës për qytetarët. Në mes të krizës, në vend që të jetë në anën e mbrojtjes së standardit të qytetarëve, në vend që të jetë pas popullit, VMRO-DPMNE u vu në mbrojtje të përfitimeve milionëshe.
“Të verbuar nga luksi në pallatin e bardhë, është kundër standardit të qytetarëve. Ajo është partia e njëjtë kriminale, e cila 11 vite i varfëronte qytetarët. VMRO DPMNE ishte kundër rrogës minimale, kundër ndihmës për qytetarët gjatë kovid pandemisë, kundër masave antikrizë, në kohën e krizës botërore energjetike dhe ekonomike. VMRO-DPMNE është në anën e profiterëve që keqpërdorin masa për të ndihmuar qytetarët. Me ndihmën e shtetit për çmim shumë më të lirë të energjisë elektrike, me çmimet momentale të miellit, derivateve dhe gazit, buka 450 gramëshe, nuk do të duhej të ishte më e shtrenjtë se 33 denarë duke përfshirë 6 denarë si profit, që mbeten te bukëpjekësit. Derisa Dimitar Kovaçevski e mbron standardin e qytetarëve, Hristian Mickoski është në anën e profiterëve në kohë krize.”, thonë nga LSDM.
