Maqedoni
Qeveria, mirënjohje mjekëve për transplantimin e mëlqisë
02.03.2023 13:28
Me rastin e transplantit të parë të mëlçisë në vend, qeveria ka ndarë mirënjohje për ekipin e mjekëve....

Me rastin e transplantit të parë të mëlçisë në vend, qeveria ka ndarë mirënjohje për ekipin e mjekëve. Pacienti me mëlçinë e parë të transplantuar nga një donator, u shpreh falënderues për ekipin e mjekëve dhe shfaqi shpresë se do të realizohen edhe operacione të tjera të suksesshme.
“Ajo që unë jam sot këtu, ju drejtohem dhe flas është shembulli më i mirë dhe dëshmi e profesionalizmit të mjekëve tanë, për profesionalizmin e tyre, e të mos flasim për atë se sa janë njerëz të mirë. Jam shumë i sigurt se do të bëjnë edhe shumë operacione të suksesshme.”, - u shpreh pacienti me mëlqi të transplantuar, Dragan Beleski.
Mjekët thonë se është dashur shumë punë për të përgatitur ekipin mjekësor, por edhe për t’i bindur qytetarët që të jenë donatorë organesh.
“Ne, këtë projekt e kemi realizuar vet pa ndihmë nga jashtë. Dëshmuam se mundemi dhe dimë së bashku. Me entuziazëm të madh, mund të madh dhe sakrificë, të gjithë ne që ishim përfshirë në këtë proces. Rezultati është se në një periudhë të shkurtër në klinikën e kirurgjisë digestive u realizuan dy transplantime të suksesshme të mëlqisë te personat e rritur.”, - theksoi drejtori i Klinikës për kirurgji digjestive, Zoran Karaxhov.
Sistemi shëndetësorë në vend po dëshmon se mund të afrohemi tek sistemet botërore dhe evropiane të transplantimit, theksoi me këtë rast kryeministri, Dimtar Kovaçevski.
“Në periudhë tre vjeçare duke filluar nga vitit 2020, deri në janar të këtij viti 18 familje dhanë pëlqimin për të afërmit e tyre të dhurohen dhe transplantohen organe dhe kanë dhuruar jetë për dhjetëra pacientë, për këtë jemi falënderues të gjithë. Transplantimi është hap i madh përpara në mjeksinë moderne. Në tre vitet e kaluara si shtet si sistem shëndetësorë, dëshmuam se mund të afrohemi tek sistemet botërore dhe evropiane të transplantimit.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Transplantimi i parë i mëlqisë në vend u realizua në Klinikën për kirurgji digjestive, në nëntor të vitit të kaluar. Në një periudhë prej tre vitesh në Maqedoninë e Veriut janë donuar 61 organe, ndërsa janë transplantuar 8 zemra, 32 veshka, te 19 pacientë janë transplantuar inde të eshtrave, ndërsa dy pacientë kanë transplantuar mëlqinë.
GYLTENE SINANI
