Maqedoni
Shkup, mungesë e bukës nëpër tregje
02.03.2023 15:15
Raftet për bukë në tregjet në Shkup janë bosh, bukë nuk ka as për ilaçe...

Raftet për bukë në tregjet në Shkup janë bosh, bukë nuk ka as për ilaçe. Qytetarët blejnë në furrat e vogla lokale. Blihet edhe mielli për brumosje, por kërkohen edhe makarona. Njerëzit janë të indinjuar nga kriza, duan që ky problem të zgjidhet.
“Kjo është një fatkeqësi, është turp. Të paktën bukën e kishte, tani iku edhe ai. Çfarë mund të blejmë ne pensionistët me 10 mijë denarë pension?”, - tha një qytetar.
“Gjeta makarona, bukë nuk kishte.”, - u shpreh një qytetar.
“Nuk ka bukë askund, vetëm në furrat private.”, - tha një qytetar tjetër.
Goran Malishiq nga industria e fabrikave të furrës, thotë se deri më tani nuk kanë marrë ftesë zyrtare nga Qeveria për bisedime. Inspektimi i tregut forcoi kontrollet. Nga aty thonë se është e palejueshme që një produkt bazë të jetë i padisponueshëm për qytetarët. Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës arsyetohet se nuk është kompetent për të vepruar.
“Meqenëse qeveria si rregullator përcakton çmimin, komisioni nuk ka autoritet të ndikojë mbi rregullatorët. Ne nuk kemi as detyrimin dhe as aftësinë për të kontrolluar çmimet në tregje apo për të kontrolluar atë që ka marrë qeveria si vendim.”, - deklaroi kryetari i komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, Vlladimir Naumovski.
Pas vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë për 33 denarë, furrtarët në shenjë revolte kanë ndalur prodhimin, sepse sipas tyre, ngrirja e tillë e çmimeve cenon lirinë e tregut.
ERSAN PAJAZITI
