Maqedoni
Kuvend, deputetët debatuan zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj
02.03.2023 15:52
Kuvendi debatoi për zgjedhjen e zëvendësministrave të Mbrojtjes, Tiron Jajaga; të Drejtësisë...

Kuvendi debatoi për zgjedhjen e zëvendësministrave të Mbrojtjes, Tiron Jajaga; të Drejtësisë, Viktoria Avramovska Madiq; të Bujqësisë, Vjollca Berisha; të Shëndetësisë, Maja Manoleva dhe të Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu. Deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzuan shumicën për mospërgjegjësi, teksa veprimet e tyre po i fshehin pas deklarimeve për qasje evropiane. Sipas tyre kandidatët e propozuar nuk janë adekuat dhe se nuk do të japin rezultate.
“Nuk mund ta kuptoj me çfarë mendje propozoni që një person që mbulon lëndët si historia e letërsisë shqipe, poezia dhe proza bashkëkohore shqipe të jetë ministër i bujqësisë!? Çfarë prisni që ajo të këndojë dhe të flasë me bimët, keni lexuar diku që lulet rriten më mirë në atë mënyrë dhe prandaj po e angazhoni atë.”, - theksoi Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.
“Para meje kam biografinë e zonjës Avramovska Madiq dhe nëse e hapni në internet do ta shihni lidhjen e saj si anëtar i familjes së saj është pjesë e komisionit për falje te presidenti Pendarovski dhe pikërisht këtu, shihet qartë se dikush, i cili duhet të lidhet që në fillim me sektorin e drejtësisë, mbart një barrë, konflikt interesi dhe nepotizëm.”, - u shpreh Marija Petrushevska nga VMRO-DPMNE.
Me zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj do të rrumbullakohet rikosntruimi i Qeverisë, e cila do të vazhdojë të zbatojë reformat me efikasitet më të madh, në interes të qytetarëve në rrugën e trasuar evropiane, tha kryeministri Kovaçevski gjatë propozimit të kandidatëve për zëvendësministra. Riformatimi i qeverisë vjen pasi ASh-ja u bë partneri më i ri i koalicionit, ndërsa Alternativa vendosi të braktisë Qeverinë. Seanca për formatimin e Qeverisë po zgjat rreth dy javë.
NAIM RAMADANI
