Maqedoni

Gjykimi për spitalin modular – Tetovë, Shaqiri: Rryma nuk ka qenë e instaluar siç duhet

02.03.2023 16:14

Vendosja e rrjetit të rrymës elektrike në spitalin modular në Tetovë nuk është bërë në përputhje me rregullat e parapara me ligj....

Vendosja e rrjetit të rrymës elektrike në spitalin modular në Tetovë nuk është bërë në përputhje me rregullat e parapara me ligj. Kështu, ka thënë eksperti gjyqësor, Irfan Shaqiri, gjatë paraqitjes së dëshmisë së tij pas hetimit që ka bërë një ditë pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë. Ai shtoi se lidhja e rrymës është bërë nga dy punonjës të Spitalit Klinik pa ndonjë elaborat.
 
"Akti i kyçjes së objektit në lartëpërçuesin është bërë nga dy elektricist të punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës, pra nuk ka  qenë elektricist dhe nuk kanë pasur asnjë dokument ose elaborat i nevojshëm për këtë rast. Puna nuk është mbikëqyrur nga elektroinxhinier me licencë nga Oda e Elektricistve. Vendosja e rrymës elektrike është bërë pa asnjë dokument dhe se çfarë kabllo duhet të vendoset në bazë të rregullave. Rryma është vendosur në bazë të udhëzimeve nga elektricist më të vjetër, por edhe nuk ka pasur as udhëzues dhe skemë se si do të vendoset rryma. Poashtu, edhe kablloja është vendosur pa standarde të parapara,”, - tha eksperti gjyqësor, Irfan Shaqiri. 
 
Dëshmoi edhe Ogica Delevska, e cila ka qenë me burrin e saj në modular. Ajo sqaroi rrethanat se si ka ndodhur zjarri dhe se kanë ikur nga dritarja për t’i shpëtuar fatkeqësisë.
 
"Kemi dëgjuar njerëzit duke thirrur ndihmë, njerëzit kanë qenë në panik, shpërtheu zjarri dhe kemi filluar çdo kush që të gjendet dhe të shpëtojë në mënyrën e  tij. Janë thyer dritaret dhe kam kërcyer  nga dritarja duke dalë jashtë. Nuk kam vërejt se ka aparat kundër zjarrit.”, - sqaroi dëshmitarja, Olgica Delevska.
 
Ndërkaq, kanë reaguar pjesëtarët e familjeve të viktimave kur gjykatësi ka ftuar dëshmitarët që sipas familjarëve ata janë viktima që janë djegur dhe është lëshim i madh i gjykatës, ku viktima ftohet si dëshmitarë. Pala mbrojtëse e të akuzuarve, Florin Besimit, Artan Etemit, Boban Vuçevski, dhe personit juridik të spitalit modular, filloi me leximin e dëshmive dhe më pas do të vazhdohet edhe me thirrjen e dëshmitarëve. Gjatë seancës, nuk u pranua kërkesa e palës mbrojtëse që të dëshmojë një person nga krim teknika e forenzikës së Gjermanisë. Seanca e radhës do të mbahet më 21  mars. Në zjarrin që kaploi spitalin modular në Tetovë më 8 shtator të vitit 2021 humbën jetën 14 persona.
 
VISAR SADIKI