Maqedoni
Punonjësit e shëndetësisë protestojnë sërish, nëse ministria dhe qeveria nuk dëgjojnë problemet
02.03.2023 16:36
Përfaqësuesit e Sindikatës së Qendrës Klinike javën e ardhshme do të kenë takim me ministrin e ri të shëndetësisë...

Përfaqësuesit e Sindikatës së Qendrës Klinike javën e ardhshme do të kenë takim me ministrin e ri të shëndetësisë, edhe pse veçmë dihen problemet me të cilat përballen mantel bardhët, gjithsesi ata do t’ia thonë kërkesat e tyre, ndër të cilat është edhe rritja e premtuar e pagave prej 10 për qind, ku ata kanë marrë vetëm 5 për qindëshin. Nëse ai dhe qeveria nuk i plotësojnë kërkesat e tyre, sërish do të dalin në protestë.
“Kërkuam takim me kryeministrin, d.m.th. prej në nëntor e deri tani në muajin mars, pavarësisht se gjithmonë janë treguar fleksibil, mirëpo deri tani as nuk jemi takuar, as dëgjuar e as biseduar. Premtuan rritje prej 10% në vit, deri më tani kemi marrë vetëm 5 për qind nga 30 për qindëshi që u desh të merrnim për 3 vjet. Nuk kishte rritje graduale siç u morëm vesh, që 2.806 denarë të gjithë të marrin në mënyrë lineare.”, - deklaroi dr. Predrag Serafimovski nga Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike.
Punonjësit e shëndetësisë u prekën edhe nga projektligji për pagat në sektorin publik, i cili parashikon ulje të të ardhurave personale. Sindikatat thonë se me të shkatërrohen të drejtat që punëtorët kanë fituar deri tani.
“Ata duan ta vendosin kategorinë minimale kudo, edhe pse është një kategori sociale dhe kështu duhet ta llogarisim. Duan ta vendosin në të gjitha pagat në sektorin publik si pagë bazë dhe ajo që është më tragjike është që mos ta kemi edhe atë rritje të rrogës me përqindje, por të kemi vetëm rritje lineare të saj.”, - u shpreh Blagoja Ralpkovski nga Konfederata e Sindikatave të Lira.
Kundër projektligjit për pagat në sektorin publik është edhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Mediave.
FITORE DEMOLLI
