Maqedoni

Ligji për banim, mungojnë inspektorët e licencuar

02.03.2023 17:20

Në organizim të Komisionit Rregullator për Banim dhe Odës Ekonomike, sot në Shkup...

Në organizim të  Komisionit Rregullator për Banim dhe Odës Ekonomike, sot në Shkup, u mbajt tryeza me temë “Ligji për banim, zbatimi dhe mbikëqyrja e tij, roli i vetëqeverisjes lokale dhe ndryshimet në Ligjin për banim”. Numri një i KRB-së, Maxhovski, thotë se numri i inspektorëve të licencuar është shumë i vogël, ndërsa në Shkup, ka vetëm 6 inspektor.
 
“Inspektori është i obliguar gjithë atë që punohet  nga ana e drejtuesve të bashkësive të banorëve ta vëzhgojë dhe  kontrollojë. Të gjitha ato parashtresat dhe ankesat nga ana e banorëve iu drejtohen inspektorëve dhe ata janë të obliguar në proces verbal t’i evidentojnë dhe në bazë të përfundimit të tij të miratojë vendim përkatës.”, - deklaroi kryetari i KRB-së, Zoran Maxhovski.
 
Nga KRB-ja, thonë se krahas momenteve pozitive në ligjin aktual, janë vërejtur mjaft paqartësi  dhe mangësi  dhe për këtë është iniciuar nismë në Ministrin e Transortit dhe Lidhjeve për ndryshime dhe plotësime të  Ligjit për Banim.
 
“Në praktikën e deritanishme të implementimit të Ligjit për Banim, janë regjistruar mjaft përvoja dhe rezultate pozitive.  Është rritur vetëdija e qytetarëve për banim kolektiv, si dhe është rritur cilësia e jetës në bashkësi. Krahas momenteve pozitive në ligjin aktual, janë vërejtur mjaft paqartësi dhe mangësi.”, - theksoi kryetari i KRB-së, Zoran Maxhovski. 
 
Nga KRB potencuan se deri më tani, për shkak të mos përmbushjeve të kushteve themelore për punë të bashkësive  të banimit u janë marrë licencat për shkelje të ligjit, por edhe rregulloreve që dalin nga Ligji për Banim.
 
SAFET ADEMI