Maqedoni
KRRE propozon çmime të reja për ujin në Shkup
02.03.2023 17:42
Nëse Qyteti i Shkupit pranon tarifën e ofruar minimale, çmimi i ujit në Shkup do të ulet minimalisht...

Nëse Qyteti i Shkupit pranon tarifën e ofruar minimale, çmimi i ujit në Shkup do të ulet minimalisht, por nëse pranohet tarifa maksimale, çmimi do të rritet për 30 denarë, paralajmëroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë pas evidentimit të shpenzime të larta për energji elektrike në Ujësjellësin e Shkupit.
“Vlerësoj se 29.5 denarë ose 30 denarë nuk paraqet ndonjë problem për ndërmarrjet, gjegjësisht për qytetarët. Këto janë vetëm 30 denarë në nivel mujor dhe kjo do të vendoset nëse Ujësjellësi dhe Kanalizimet Shkup më tej edhe Këshilli të pranojë tarifën maksimale. Nëse vendosin propozimin tonë për tarifën minimale, do të jetë ulje e caktuar e çmimit të ujit në Qytetin e Shkupit.”, - deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Propozimet për rritje të çmimit të ujit, KRRE i ka refuzuar pasi disa nga ndërmarrjet komunale dhe NP Ujësjellësi Shkup kanë deklaruar që kanë shpenzime më të larta të energjisë elektrike.
Në vend të shumës së subvencionuar me 95 euro megavat në orë, në KRRE kanë paraqitur se shfrytëzojnë çmim nga tregu i hapur respektivisht çmimi i bursës “Kupex”. Tani Rregullatori ofron çmim minimal dhe maksimal.
“Unë e kuptoj problemin e tyre edhe nëse marrim një vendim, i cili do të thotë rritje serioze e çmimit, më tutje do të shkaktojë që përqindja e faturimit të ulet.”, - theksoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Ka mbetur që Këshillat komunale dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike të përzgjedhin çmim për këtë çështje. Bislimovski, shqetësues e sheh faktin që gjatë furnizimit me ujë po humbet rreth 64 % e ujit për pije dhe në këtë drejtim ndërmarrjet komunale duhet të punojnë në sanimin e gypave.
LEUNORA KALIQI
