Botë

Kina mund të dërgojë armë në Rusi, Biden takohet sot me Scholz

03.03.2023 09:23

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet sot me homologun e tij gjerman, Olaf Scholz, në Uashington....

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet sot me homologun e tij gjerman, Olaf Scholz, në Uashington. Temë e bisedës mes dy liderëve raportohet të jenë shqetësimet e ngritura rreth marrëdhënies Kinë-Rusi.
 
Më konkretisht, Perëndimin aktualisht e shqetëson mundësia që Kina mund të furnizojë me armë Rusinë. Nëse kjo do të ndodhte, mund të ndryshonte në mënyrë dramatike edhe trajektorja e luftës.
 
Kina është partneri më i madh i tregtisë për Gjermaninë, dhe vendet europiane kryesisht janë treguar më të kujdesshme me gjuhën ndaj Pekinit.
 
Në një fjalim të mbajtur në parlamentin gjerman, ditën e djeshme, kancelari Scholz i bëri thirrje Kinës që të përdorte influencën që ka në Moskë për mirë dhe jo t’i dërgonte agresorit armë.
 
Nga ana tjetër, Gjermania dhe SHBA-ja ka punuar ngushtë që të furnizojnë Ukrainën me ndihmë ushtarake.