Maqedoni

Qeveria, furrat të prodhojnë bukë me çmim të ngrirë

03.03.2023 10:40

Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme solli vendim për caktim të obligimit që tregtarët të furnizohen...

Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme solli vendim për caktim të obligimit që tregtarët të furnizohen dhe shesin lloje dhe sasi të caktuara të mallrave të caktuara tek konsumatorët, sipas orarit të caktuar, i cili është paraparë të zbatohet deri më 31 maj të këtij viti. 
 
Përfaqësuesit e industrisë së furrave të bukës dhe prodhimeve të tjera të grurit, pritet që gjatë ditës të bëjnë të ditur qëndrimin e tyre rreth vendimit të ri të qeverisë me të cilin prodhuesit e bukës janë të obliguar që shitësit me pakicë të bukës të kenë të paktën 80 për qind të bukës me çmimin e ngrirë konform çmimit  nga viti i kaluar. Bukëpjekësit thanë dje se vendimi i tyre nga prej të hënën për të mos furnizuar dyqanet me bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë mbetet në fuqi.
 
Qeveria të martën mori vendim për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë deri në 450 gramë në 33 denarë. Arsyeja e kësaj mase, siç sqaruan kryeministri, Dimitar Kovaçevski, dhe ministrat e Ekonomisë dhe Bujqësisë, Kreshnik Bekteshi dhe Ljupço Nikolovski, është mospërmbushja e marrëveshjes nga kompanitë për dorëzimin e subvencionimit të energjisë elektrike.