Maqedoni
Alarmet për bomba në shkolla, Spasovski:Punojmë për sigurinë e nxënësve
03.03.2023 11:01
Lidhur me paralajmërimet e shpeshta për bomba në objektet e shkollave, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski...

Lidhur me paralajmërimet e shpeshta për bomba në objektet e shkollave, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka deklaruar që së bashku me të gjitha organet kompetente si dhe me MASh-in, po punohet në vazhdimësi me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje në të cilën nxënësit do të jenë të sigurt dhe procesi mësimor do të zhvillohet i sigurt.
Spasovski informoi se është miratuar akt i veçantë në fushën e terrorizmit, sepse ai i mëparshmi është i vjetruar dhe sipas këtij akti, menjëherë pritet të fillojnë aktivitete të reja, me udhëzime të caktuara.
Ai shtoi se Ministria e Punëve të Brendshme tashmë i siguron të gjitha shkollat 24 orë në ditë, por sipas aktit të ri, do të duhet të merren masa të caktuara menjëherë pas raportimit për bombë dhe siç tha, nuk do të ketë devijime nga kjo.
"Në këto momente ne i sigurojme shkollat për 24 orë, megjithatë udhezimet janë të tilla, që nënkupton se menjëher pas njoftimit me patjeter duhet te meren ata masa që po mirren dhe në këtë aspekt nuk duhet ndaluar pasi që askush nuk mund ta merr përgjegjësinë nëse nuk reagojmë sipas njoftimeve. Nuk do të ngelemi vetëm në udhëzimet pasi që po kërkojmë zgjidhje që e gjith kjo situate të zgjidhet. Këtë akt që kemi sjellur sot është një hap për të arritur deri tek zgjidhja.", tha ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski.
