Botë

Aksidenti hekurudhor në Greqi, numri i të vdekurve ka shkuar në 57

03.03.2023 11:25

Numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Greqi ka shkuar në 57...

Numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Greqi ka shkuar në 57. Një nga 10 mjekët ligjorë që punojnë në hetim, tha se ADN-ja ishte marrë nga 57 trupa të paprekur. Lajmi erdhi derisa punëtorët hekurudhor në të gjithë Greqinë morën pjesë në një grevë një-ditore të enjten mes zemërimit në rritje të publikut ndaj autoriteteve. Ndërkohë, thuhet se punonjësit e shpëtimit janë ende duke kaluar nëpër karroca të djegura dhe të shkatërruara, duke kërkuar për trupa të mundshëm.
 
Një tren pasagjerësh që transportonte 350 persona u përplas me një tren mallrash pasi që të dy përfunduan në të njëjtën linjë – duke bërë që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë. Shumë në Greqi e shohin përplasjen si një aksident “që pritej të ndodhte” dhe sindikata fajësoi “mos-respektin” e qeverive të njëpasnjëshme ndaj hekurudhave greke për çuar në këtë “rezultat tragjik”.