Maqedoni

Bankat rrisin kamatat, qytetarët gjithnjë e më shumë shfrytëzojnë kredi

03.03.2023 14:44

Kriza ekonomike po i detyron qytetarët që gjithnjë e më shumë t’u drejtohen bankave për kredi....

Kriza ekonomike po i detyron qytetarët që gjithnjë e më shumë t’u drejtohen bankave për kredi. Në muajin janar të këtij viti kërkesa për kredi është rritur për 7,4 %, bëjnë të ditur nga asociacioni bankar. Kreditë konsumatore deri në janar të vitit 2023, arrijnë në 111 mijë e 918 milion denarë, apo në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar shënojnë rritje prej 6.5%. Derisa kreditë banesore arrijnë në 76 mijë e 182 milion denarë, duke shënuar rritje në nivel vjetor prej 12.6%.
 
“Kamatat janë shumë të larta, i bie pothuajse dyfish më shumë të kthesh.”, - tha një qytetar. 
 
“Për të ndërtuar shtëpi është në rregull, por jo për pushime.”, - u shpreh një qytetar.
 
“Babai më ka thënë aq sa e ke çergën, aq duhesh t’i shtrish këmbët.”, - theksoi një qytetare. 
 
Sipas Bankës popullore, në janar të këtij viti, kamata mesatare e kredive të përgjithshme arrin në 5,32%. Sa i përket rritjes së kamatave nga Banka popullore sqarojnë:
“Përqindja e kamatave te kreditë me klauzolë valutore dhe deviza në mënyrë dominante varen nga tregjet evropiane, të cilat janë nën ndikimin e politikës monetare të Bankës Qendrore Evropiane”. 
 
Nga Banka Popullore bëjnë të ditur se nga 598 mijë e 632 në vend, rreth 560 mijë familje janë shfrytëzues të kredive, derisa kreditë e përgjithshme në vend arrijnë në 215 mijë e 114 milion denarë, arrijnë kreditë e përgjithshme të miratuara vetëm në janar të këtij viti. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI