Maqedoni

Ngrirja e çmimit të bukës, Mickovski: Politika të gabuara të qeverisë

03.03.2023 15:49

Vendimi i Qeverisë për të ngrirë çmimin e bukës në 33 denarë kundërshtohet nga kreu i VMRO-DPMNE-së...

Vendimi i Qeverisë për të ngrirë çmimin e bukës në 33 denarë kundërshtohet nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Akuzoi Qeverinë për aplikimin e politikave të gabuara, të cilat sipas tij kanë zbrazur raftet e bukës nëpër shitore. Kjo është një arsye më shumë pse kjo Qeveri duhet të ik, - thotë Mickovski. 
            
“Para disa muajve kishte radhë për naftë dhe benzinë, sot kemi rafte të bukës, bosh. Pikërisht për këto politika të gabuara dhe këto zgjidhje të imponuara, neve sot na ndodh që të kemi rafte të zbrazëta dhe qytetarët të mos e kenë në dispozicion produktin bazë, përkatësisht bukën. Po e përsëris, sa më shpejtë që ikin aq më mirë do të jetë për Maqedoninë.”, - deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Taseska: Mbetemi në anën e qytetarëve
 
LSDM është me qytetarët, ndërsa VMRO-DPMNE është me përfituesit, reaguan nga LSDM. Njoftojnë furrtarët se inspektime po bëhen në të gjithë territorin e vendit për të parë nëse respektojnë vendimet e Qeverisë.
    
“Përderisa LSDM punon për qytetarët, vetëm VMRO-DPMNE qëndroi pas përfituesve dhe kërkoi bukë më të shtrenjtë për popullin duke konfirmuar edhe një herë se për to më me rëndësi janë interesat biznesore të individëve. Ne mbetemi në anën e qytetarëve, kontrollet e përforcuara nëpër të gjitha qytetet e shtetit vazhdojnë edhe më tej. Shteti dhe institucionet po bëjnë çmos që të pengojnë përfitimin e individëve në dëm të qytetarëve.”, - theksoi Lidija Taseska nga LSDM.
 
Veç ngrirjes së çmimit të bukës në 33 denarë, Qeveria morri vendim që prodhuesit e bukës të jenë të detyruar të prodhojnë dhe të lëshojnë në qarkullim bukë me çmim të ngrirë, në masën 80% të prodhimit gjatë muajit dhjetor të vitit 2022.
 
SHPËTIM NUREDINI