Maqedoni
TVM2, Merita Gashi emërohet kryeredaktore
03.03.2023 16:55
Prej sot Merita Gashi, është emërohet kryeredaktore e re e TVM2 programi në gjuhën shqipe...

Ajo në këtë post vjen pas përfundimit të mandatit të kryeredaktores së deritanishme, Migena Gorenca. Kryeredaktorja Merita Gashi prej 26 vitesh është e punësuar si gazetare në TVM2, e angazhuar, kryesisht në deskun informativ.
Ndërsa në 12 vitet e fundit ajo e ka ushtruar detyrën e redaktores së lajmeve. Nga puna e saj si gazetare vlen të veçohen kronikat e shumta për refugjatët e Kosovës, nga kufiri në Bllacë dhe kampi i refugjatëve në Stankovec, nga lufta e Kosovës në vitin 1999, të cilat ishin cituar nga media të shumta shqiptare dhe të huaja.
Ajo njihet edhe si udhëheqëse disa vjeçare e emisionit debativ “Argument”. Ndërsa, si redaktore e deskut informativ ajo është angazhuar për informim të shpejtë, të drejtë dhe të balancuar. Ne si staf, zonjës Merita Gashi i urojmë suksese në detyrën e re të kryeredaktores.
