Botë

Luftimet në Ukrainë, Rusia rrethoi Bahmutin

03.03.2023 18:01

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin e Ukrainës, Bahmut...

Forcat ruse kanë bombarduar urën kryesore të qytetit, njoftojnë autoritetet ukrainase. Forcat e formacionit “Wanger”, kanë rrethuar qytetin, i cili është gati të bijë në duart e rusëve. Kreu i këtij formacioni kërkon nga presidenti Zelenski të tërheqë trupat ushtarake dhe banorët e fundit nga Donjecku.
 
“Njësitet e grupit “Wangner” e kanë rrethuar Bahmutin, ka mbetur vetëm një rrugë e pa pushtuar. Më herët kemi luftuar me ushtrinë profesionale të Ukrainës. Por, aktualisht jemi duke u përballur vetëm më pleq dhe fëmijë, prandaj kërkojmë të tërhiqen trupat ushtarake.”, - theksoi kreu i “Wanger”.
 
Sipas autoriteteve ukrainase nga Rusia janë sjellë mbi 70 mijë banorë në Bahmut dhe në zonat përreth. Aty ku me javë të tëra zhvillohen beteja të ashpra luftarake. Banorët janë vendosur në një objekt të mbrojtur në rajonin e Donjesckut, i aneksuar nga Rusia.
 
“Dua të kthehem në shtëpi, ta rindërtojmë qytetin. Dua ta marr gruan time dhe fëmijët e mijë, t’i largoj së paku 200 kilometra larg betejave të luftës, aty ku zhurma e luftës nuk dëgjohet. Dua një jetë të qetë dhe normale.”, - tha një banor.
 
Edhe përskaj përparimit të forcave ruse, Kievi thotë se do të vazhdojë betejën për qytetin lindor dhe nuk planifikon të tërhiqet. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se sulmi me raketa ruse në ndërtesa banimi, do të rezultojë me përgjigje ushtarake.
 
“Pushtuesi në mënyrë të pashmangshme do të ndjejë forcën tonë. Forca e drejtësisë në secilin kuptim të fjalës. Nuk lejojmë ta marrë askush vendin tonë.”, - u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski.
 
Kievi dhe Moska akuzojnë njëra-tjetrën për sulmin mbi zonat e fshatrave Brianskë. Kremlini thotë se sabotorët ukrainas, kanë kaluar në Rusinë perëndimore dhe kanë hapur zjarr. Ukraina i mohon akuzat dhe thotë që Moska i shfrytëzon akuzat për t’ia arsyetuar sulmet që bën ndaj Ukrainës.
 
Në mbledhjen e G20 në Indi shefi i diplomacisë rusë e arsyetonte luftën mbi Ukrainën dhe tha se grupi ekonomik  asnjëherë nuk është shqetësuar për konfliktet e mëparshme që kanë ndodhur në vendet tjera.
 
Ndërsa, sekretari amerikan, Antoni Blinken, tha se nëse i lejohet Rusisë të kalojë pa u ndëshkuar për atë që bën në Ukrainë, atëherë u jepet mesazh agresorëve që mund të bëjnë krime kur të duan.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU