Maqedoni
NPK – Tetovë do të realizoj një sërë projektesh
08.02.2015 18:18
Ndërmarrja Publike Komunale Tetovë këtë vit në agjendën e saj të aktiviteteve do të realizoj një sërë projektesh....

Drejtori i kësaj ndërmarrje Xhelal Ceka për TVM2 thotë se gjatë vitit 2015 është paraparë që të bëhet vendosj e orëmatësve në qytet si dhe nga buxheti i saj për këtë vit, ndërmarrja publike ka ndarë mjete për investime në maqineri si dhe gjetjen e një lokacioni për shkarkim ngarkimin e mbeturinave me cka njëhër e përgjithmonë Tetova do të zgjedhë cështjen e deponisë.
“Për vitin 2015 Ndërmarrja publike ka një sërë aktivitetesh ku do vazhdoj me vendosjen e orëmatësve në qytet, nga buxheti i NPK-së janë ndarë mjete për 4800 orë matës të ri ku numri në qytetetë gjithsejt do arrijë në dhjetë mijë gjithashtu NPK-ja për 2015 k ndarë mjete edhe për investime në maqineri, jemi edhe në fazën ku presim sjelljen e 150 kontinjerëve dy fshisave të qytetit dhe maqinerive tjera për të cilat ka nevojë ndërmarrja. Gjithashtu për vitin 2015 është në plan edhe gjetj e një lokacioni për ndërtimijn e stacionit për shkarkim ngarkimin ku Tetova njëher e përgjithmonë do të zgjedhë edhe problemin e deponisë”, shprehet Drjetori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetovë, Xhelal Ceka.
Këtë vit ndërmarrja Publike Komunale e Tetovës synon që aktivitetet e saj ti shtrijë edhe në Malësinë e Sharrit pasi që më parë në këto vendbanime që gravitojnë në Komunën e Tetovës nuk është bërë asnjë investim në mirëmbajtjen e higjienës.
“Ne si ndërmarrje dhe si komunë i kemi bërë përgaditjet e para, ne kemi pasur kontakte me bashkësitë lokale të këtyre fshatrave dhe mua më duhet një vendim nga Këshilli Komunal për të shtrirë aktivitetin në Malësinë e Sharrit. Unë jam shumë i sigurtë se që nga Prilli i vitit 2015 NPK-ja, do menaxhoj në tërë teritorin e Komunës së Tetovës dhe në fshatrat ku do jetë problem futja e maqinerisë do bëjmë një zgjidhje me kontinjer në pesë ton për grumbullimin e tyre dhe pastaj të bëhet bartja, mendoj se me futjen në fuqi të vendimit të këshillit komunal ndërmrrja do funksionoj në gjithë teritorin e Tetovës dhe njëher e përgjithmonë edhe në Malësinë e Tetovës do e zgjedhim një problem që tangon me vite të tëra”, shprehet Drjetori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetovë, Xhelal Ceka.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale të Tetovës Xhelal Ceka poshtu për kamerën tonë theksoi se në 15 ditët e ardhshme do lëshohet në përdorim web faqja e ndërmrrjes ku qytetarët do të mund të kenë mundësi të paraqesin problemet dhe defektet që iu paraqiten si dhe rregjistrimet ti bëjnë në mënyrë elektronik.
Poashtu risi këtë vit do të jetë edhe pagesa online e faturave të shërbimeve komunale.
MIFTAR EMINI
