Kumanovë, ulet numri i shkurorëzimeve

04.03.2023 12:57

Qendra për punë sociale në Kumanovë....

Qendra për punë sociale në Kumanovë gjatë vitit të kaluar ka regjistruar rënie të numrit të procedurave për shkurorëzim. Vitin e kaluar kjo Qendër ka regjistruar 135 procedura për shkurorzim përball 173 procedurave në vitin paraprak.

Nga ana tjetër numri i rasteve të çregullimit të marëdhënieve martesore ka shënuar rritje. Deri sa vitin e kaluar janë regjistruar 24 raste të çrregullimit martesor një vit më parë janë regjistruar vetëm 3 raste të kësaj natyre.

“Shkaqet kryesore për divorc më parë kanë qenë tradhëtia, dallimet në karakterin e partnerëve, ekzistenca e familjes si rezultat i mos sigurimit material si pasojë e papunsisë etj. Ndërkaq viteve të fundit përballemi me dukuri socio-patologjike, siç janë varshmëria nga bixhozi, varshmëria nga alkooli dhe droga dhe substance tjera psikotrope. Por ka raste kur të dy partnere janë të përfshirë nga ndonjëra prej varshmërive“, - na njoftoi Aleksandra Arsovska, drejtoreshë e Qendrës për punë sociale në Kumanovë.

Ndërkohë nga kjo Qendër theksojnë se rënia e numrit të shkurorëzimeve është si rezultat i angazhimit të punëtorëve professional me personat, të cilëve u japin këshilla dhe tejkalimin e stigmës për ndihmë dhe mbështetje institucionale.

“Qendra si institucion ka për detyrë të kujdeset për të drejtat dhe interest e fëmijëve të mitur, të cilët më së shpeshti janë viktimat më të mëdha në procedurat për shkurorëzim”, - nënvizoi Aleksandra Arsovska.

Në kuadër të Qendrës për punë sociale  ekipi profesional punon me fëmijët e mitur, të cilëve u nevojitet ndihma dhe mbështetja psikologjike. Ky ekip punon edhe me të dy prindërit, të cilët gjenden në situate të anuluar të situates konfliktuoze. (Fatlum Aqifi, TVM2)