Ukrainë, luftime të ashpra në Bakhmut

04.03.2023 14:32

Qyteti Bakhmut mbetet në qendër të vëmendjes....

Qyteti Bakhmut mbetet në qendër të vëmendjes së luftës në Ukrainë. Grupi “Ëagner” pretendon se forcat ruse e kanë rrethuar plotësisht këtë qytet dhe kërkon që Kievi të tërheqë trupat e tij.

“Forca e tyre po pakësohet. Ata po përpiqen të detyrojnë ushtrinë ukrainase të largohet nga Bakhmuti, në mënyrë që ne të mos mund ta mbrojmë qytetin. Shpresojnë të hyjnë pa humbje të mëdha, por tashmë kanë humbur shumë njerëz. Fatkeqësia është e pashmangshme për grupin "Ëagner" dhe për ushtrinë ruse", tha Kurt - një komandant ukrainas.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Shoigu, në një inspektim të të ashtuquajturit "Formacioni Lindor" në Donetskun jugor.

Presidenti ukrainas Zelensky njoftoi hapjen e një zyre të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Kiev, sepse, siç thotë ai, në vendin e tij "u kryen 70 mijë krime lufte".

E ndërsa ushtarët po zbatojnë strategjinë ushtarake në terren, këtë javë diplomatët kanë një agjendë të ngjeshur.

Presidenti i Parlamentit Evropian Metzola vizitoi Lviv. Që nga fillimi i pushtimit, BE ka shpenzuar rreth 67 miliardë euro ndihmë për Kievin.

Në Uashington, një takim midis presidentit amerikan Biden dhe kancelarit gjerman, Scholz. Zgjerimi i NATO-s me çiftin nordik mbetet ndër prioritetet.

Këtë javë edhe në samitin e G20-ës në Indi, Lindja dhe Perëndimi përsëritën pikëpamjet e tyre për luftën dhe krizën që erdhi prej saj.

Për BE-në dhe SHBA-në fajin e ka Moska, ndërsa për Kremlinin fajin e ka Kievi. Ministri i Jashtëm rus Lavrov është kapur në një situatë të vështirë gjatë fjalimit të tij. Ai theksoi para audiencës se Moska në të vërtetë po bënte përpjekje për të ndalur konfliktin dhe ai u prit me tallje të zhurmshme në sallë.

Ju e dini, lufta që ne po përpiqemi të ndalojmë dhe që filloi kundër nesh, duke përdorur Ukrainën dhe popullin ukrainas, natyrisht, ndikoi në politikën e Rusisë, duke përfshirë politikën energjetike”, tha Sergej Lavrov, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë.

Në prag të 5 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për çarmatimin, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres po këmbëngul që armët bërthamore, kimike dhe biologjike të shkatërrohen para se të shkatërrojnë njerëzimin. Organizata vlerësoi se shpenzimet ushtarake kanë arritur nivele rekord, duke rritur rrezikun e konfliktit. (Safet Ademi, TVM2)