Pollogu ngulfatet me deponi të egra që ndotin ambientin

04.03.2023 17:15

Pollogu gjithnjë e më tepër po ngulfatet me deponi të egra....

Pollogu gjithnjë e më tepër po ngulfatet me deponi të egra, të cilat po ndotin edhe ambientin jetësor. Ndërsa inspektoriatet komunale, thuajse aspak nuk shqiptojnë gjoba, për këtë arsye me propozim të qendrës së rajonit  planor  të komunave të Pollogut do të rriten kompetencat e inspektoriateve të ambientit jetësor.

Këta inspektorët komunal do të mund të shqiptojnë gjoba në territorin e komunave të Pollogut.

Besar Durmishi kryesus i këshillit në Tetovë thotë se, me rritjen e kompetencave të inspektoratit të ambientit do të ndalohej  edhe sjellja e mbeturinave nga qytetet tjera, pasi sipas tij kohët e fundit  ka dëshmi se mbeturina nga jashtë komunës së Tetovës sjellen në teritorin e saj.

“Për të qenë më efikas shpresojmë se me një bashkëpunim ndërkomunal dhe një organ i tillë i mirëfilltë që do të jetë në koordinim me qendrën e rajonit të Pollogut dhe komunat, besojmë se do të jep efektet pozitive, pasi që do të shqiptohen dënime për të gjithë ata persona juridik dhe fizik që do të ndotin ambientin  jetësor. Gjithçka që ka të bëjë me ndotjen e mjedisit, edhe me deponitë e egra edhe më hedhjen e mbeturinave në vende të ndaluara, sepse po haset një dukuri ku janë konstatuar sjellje të mbeturinave në Tetovë, nga qytetarët që nuk janë banorë të komunës së Tetovës” – tha Kryetari i Këshillit komunal të Tetovës, Besar Durmishi.

Nga inspektoriati komunal në Tetovë thonë se e kanë shumë të vështir indefikimin e personave që hedhin  mbeturina vend e pa vend,dhe kërkojn bashkëpunim më të madhe me qytetarët që këta raste ti paraqesin në inspektoriat ose ne polici.

“Ne si inspektoriat hasim në vështërsi në atë pjesë që,palët në moment bëjnë hudhjen e mbeturinave,ne kemi inspektoriat të mjedisit mirpo kalojn me vetur e hudhin dhe ne skemi as një të dhëne. Po në shumë raste kurë na paraqiten ne i detyrojm ti marrin përsëri mbeturinat dhe pasojn me dënime” – deklaroi Kryeshefi i inspektoriatit komunal në Tetovë, Gani Aliji.

Përndryshe vendimi për rritjen e kompetencave të një inspektorati të mjedisit tashmë ka kaluar në disa komuna të Pollogut, përfshirë edhe komunën e Tetovës dhe i njëjti quhet trup ndërkomunal për mbikëqyrje administrative të mjedisit jetësor në rajonin e Pollogut. (Visar Sadiku, TVM2)