Dibër, fuqizimi i grave në nivel lokal

04.03.2023 17:55

Në kuadër të 8 Marsit...

Në kuadër të 8 Marsit,  ditës ndërkombëtare të gruas, komisioni për barazi gjinore pranë Komunës së Dibrës mbajti një takim rasti me temën “fuqizimi i grave në nivel lokal”.

Për rolin e gruas në familje dhe shoqëri, foli Kryetari i komunës, Hekuran Duka, i cili inkurajoi femrën shqiptare me të ariturat në arsim dhe me pjesëmarrjen aktive në shoqëri.

Në këtë event morrën pjesë profesoreshat nga rrjeti i grave në shkencë, të cilat me temat e tyre ju qasën  aspektit psikologjik, aspektit gjinor dhe atij statistikor.

“Në komunën e Dibrës sot morrëm pjesë me tre panelistet tona, ku panelit ju qasën në aspektin psikologjik, ju qasën në aspektin gjinor dhe ju qasën në aspektin statistikor, ku statistikat në vazhdimësi flasin se çdoherë kemi gra të shkolluara, kemi gra që merren me shkencë, mirëpo aspekti i përfaqësimit të grave në lidership vazhdon të jetë i ulët. Ne si orgainzatë që mbrojmë të drejtat e gruas nuk do të ngalemi vetëm këtu do të vazhdojmë edhe nëpër komuna të tjera” – tha Drita Mehmeti, kryetare e rrjetit të grave në shkencë.  

“Një ndër hezitimet të cilat gratë i kanë për tu kyçur në politikë është dhuna psiqike, por edhe gjuha e urrejtjes. Një ndër format komplekse represive të ushtrimit të dhunës ndaj grave në politikë është pikërisht dhuna psiqike e cila paraqet një imponim sistematik në rradhë të parë të kompleksit të ulët, por edhe të cënimit të dinjitetit të gruas si profesioniste në politik” – tha deputetja Arbana Pasholli.

Në fund u nënvizua se me Demokratizimin e vendit është ndikuar pozitivisht në demokratizimin e familjes dhe shoqërisë, por  pozitivisht ka ndikuar edhe në shkollimin dhe emancipimin edhe të femrës si në komuna urbane dhe ato lokale. (Atli Dema, TVM2)