Greqi, po shtohen trazirat pas aksidentit të trenit

04.03.2023 18:44

Zemërimi në Greqi po rritet...

Zemërimi në Greqi po rritet ndaj atyre që dyshohet se janë përgjegjës për aksidentin e rëndë të trenit pranë Larisës, trazira pati në Athinë e gjetkë.

Protestuesit hodhën fishekzjarre dhe gurë ndaj policisë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe granata trullosëse për të shpërndarë protestuesit. Punonjësit e hekurudhave greke hynë në një grevë 24-orëshe për të dytën ditë radhazi të premten në shenjë proteste ndaj hekurudhave të dështuara dhe të rrënuara të vendit.

Aksidenti ndodhi kur një tren pasagjerësh ndërroi shina dhe u zhvendos në një shirit të përdorur nga një tren mallrash që po afrohej, pas aksidentit, u zbulua se Sistemi Evropian i Kontrollit të Trenit, një sistem sinjalizimi që ndalon trenin kur kërcënon rreziku, nuk funksionoi.

Nga përplasja e dy trenave kanë vdekur të paktën 57 persona në mesin e të cilëve edhe 4 shqiptarë.

Shefi përgjegjës i stacionit u deklarua fajtor dhe u akuzua për vrasje nga pakujdesia. 59-vjeçari përballet me burgim të përjetshëm.